Samiti në Berlin/ Tritan Shehu: Merkel e Macron shpresë për rajonin

Samiti në Berlin/ Tritan Shehu: Merkel e Macron shpresë për rajonin

Ish-kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetin socail të Facebook-ut ka përshëndetur Samitin e Berlinit që pritet të mbahet ditën e hënë.

Në këtë samit pritet të mblidhen pë përfaqësuesit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa Shehu në postimin e tij shprehet se është me shumë rëndësi rritja e interesit të Gjermanisë dhe Francës për Balkanin Perëndimor.

Postimi i plotë i Shehut:

Duke e pershendetur takimin e gjere te neserm ne Berlin, duke falenderuar Merkel e Macron, e konsideroj ate nje rritje te interesit te Gjermanise dhe Frances per Ballkanin Perendimor, nje zhvillim e ngjarje shume te rendesishme dhe shprese dhenese per Rajonin tone.

Fakti qe ata dy lidere i kthehen me force Rajonit tone ne keto momente te veshtira per BE, ne prag te zgjedhjeve europiane, por dhe gjithashtu:

—Kur interferenacat e jashteme negative drejt Rajonit tone jane shtuar per ta mbajtur ate larg BE-se.

—Kur problemet e brendeshme ne vendet tona, vecanerisht ato te lidhura me keq qeverisjen, nivelin e demokracise, kriminalitetin, trafiqet, drogen etj, jane bere shume shqetesuese.

—Kur qarkullojne teori e projekte te rrezikeshme sic eshte ai i shkembimit te territove, se pari midis Serbise e Kosoves, me rrenje nga nacionalizmat serbe.

Flet qe aspirata e jone europiane eshte perseri e gjalle e aktuale, jo vetem midis nesh, por dhe ne “zemer” te BE-se. Le te shpresojme se kete here “ballkanasit” aty do te sillen sa me shume si “europiane”, duke kuptuar qe integrimi nuk eshte dhurate, por proces jetik vlerash e standartesh te arritura vecse nga ne, per te ndihmuar te cilin Merkel e Macron organizojne ate “tryeze” te gjere.

Uroj gjithashtu qe te arrijne te kuptojne se vendet tona kane vetem nje te ardhme, ate europiane, duke u detyruar te pranojne aty se gjate procesit te integrimit ne duhet vecse te zhvleresojme gradualisht kufijte tane, per t’i zeruar ata neser si antare te BE-se, pa u futur ne aventura te rrezikeshme etniciteti. Dhe ndoshta dikush prej Ballkanit aty do te filloje te pranoje se demokracia bazohet te vota e lire, se pikerisht ne momente krizash shkuarja tek ajo, qofte dhe jashte radhe, vecse i “jep shendet” asaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës