Samiti në Tiranë, Balla: Shqipëria më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare! Jo rastësi, por fryt i punës së qeverisë

Nga Fieri, ministri i Brendshëm Taulant Balla foli për samitin që do të mbahet nesër në Tiranë. Balla tha se sot Shqipëria është më lart se kurrë në sytë e Evropës, ndërsa mbajtjen e samitit të Procesit të Berlinit në kryeqytetin e Shqipërisë nuk e konsideron rastësi, por fryt të punës së qeverisë.

Mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për herë të parë jashtë Bashkimit Evropian, për ministrin e Brendshëm Taulant Balla tregon edhe një herë se Shqipëria është tashmë më lart se kurrë në arenën ndërkombëtare.

Zgjedhja e Tiranës, nuk është rastësi thotë Balla, por vjen si rezultat i punës së mirë disa vjeçare që qeveria ka bërë për të përparuar drejt integrimit në familjen europiane.

“Po përmbyllim 2 vite në Këshillin e Sigurimit në OKB, kemi patur Presidencën e OSBE. Është hera e parë që Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet jashtë vendeve të BE, e fakti që Shqipëria u zgjodh nuk është rastësi, por meritë e qeverisë shqiptare e kryeministrit Rama. Shqipëria renditet në pararojën e vendeve të BP, përsa i përket ecurisë drejt BE. Jemi gati për të mbajtur konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE, ndërkohë që kemi përfunduar procesin 'screening' në një sërë grup kapitujsh”, nënvizoi ai.

Ministri kërkoi që edhe Bashkimi Europian t'u qëndrojë angazhimeve dhe ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në projekte zhvillimi dhe përshpejtojë rrugën e afrimit të këtyre vendeve me BE.

 “Lajmi i mirë që vjen nga Samiti është që vendet e BP do të jenë pjesë e një sërë procesesh të rëndësishme të zhvillimit të kësaj hapësire që është gjeografikisht në Europë, por të jetë edhe politikisht përmes përshpejtimit të procesit të anëtarësimit. Konteksti gjeopolitik pas luftës në Ukrainë, apo edhe brenda BP pas situatës në veriun e Kosovës, sulme të cilat Shqipëria i ka dënuar ashpër, duhet të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit, si një zgjidhje për stabilitet në rajon. Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe mbështet anëtarësimin e saj në BE dhe struktura të tjera euro-atlantike. Rruga e këtij procesi kalon përmes koordinimit të vazhdueshëm, të përditshëm, me vendet që e bënë të mundur pavarësimin e Kosovës. Pa SHBA dhe BE ky proces nuk do kishte ndodhur”, deklaroi Balla.

Deklaratat, Balla i bëri nga Fieri ku mori pjesë në festimet për 79-vjetorin e çlirimit të qytetit.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur