Samiti për klimën, 40 vende: Fund ‘epokës’ së qymyrit, një ndër shkaqet kryesore të ndotjes në botë

Më shumë se 40 vende po angazhohen të largohen nga qymyri, në premtimet e bëra në samitin e klimës COP26, ka bërë të ditur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Vendet e mëdha që përdorin qymyr, duke përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin, janë ndër ata që do të vendosin t’i japin fund përdorimit të qymyrit, një nga ndotësit më të mëdhenj.

Por, disa nga vendet më të mëdha në botë të varura nga qymyri, duke përfshirë Australinë, Indinë, Kinën dhe SHBA-në, nuk e nënshkruan këtë zotim

Qymyri është kontribuuesi i vetëm më i madh në ndryshimet klimatike. Nënshkruesit e marrëveshjes janë zotuar t'i japin fund të gjitha investimeve në prodhimin e ri të energjisë së qymyrit brenda dhe jashtë vendit.

Ata gjithashtu kanë rënë dakord të heqin dorë nga energjia e qymyrit në vitet 2030 për ekonomitë kryesore dhe në vitet 2040 për vendet më të varfra, tha qeveria e mbretërisë së Bashkuar.

Dhjetëra organizata u nënshkruan gjithashtu për zotimin, me disa banka të mëdha që ranë dakord të ndalonin financimin e industrisë së qymyrit.

"Fundi i përdorimit të qymyrit është afër," tha sekretari i biznesit dhe energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Kuasi Kuarteng.

Por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shrehur shqetësimin se Kina dhe emetuesit e tjerë të mëdhenj nuk janë zotuar të ndalojnë rritjen e përdorimit të qymyrit brenda vendit. 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja