Samiti për Ukrainën e liderët e Ballkanit sot dhe nesër, ja rrugët në të cilat ndalohet qarkullimi

Tirana mban sot një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, ndërsa më datë 29 do të ketë një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar sigurinë policia ka marrë masa për bllokimin e disa rrugëve kryesore.

Duke nisur nga sot do ketë ndalim qarkullimi për makinat, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas - Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar - Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28 shkurt deri në orën 16:00 të datës 29 shkurt konkretisht:
Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin; 
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;  
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;   
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30; 
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”; 
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”; 
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;  
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”; 
Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:  
Vorë - Fushë Prezë - Rinas dhe kthim;   
Fushë Krujë – Valias - Rinas dhe kthim;   
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore - Farmacia 10 - Stacioni i Trenit - Bulevardi i Ri - Paskuqan - Kamëz - Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.  

Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga: 

a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;  
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit; 
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”; 
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve