Samiti, Petrit Vasili: Rama, Don
Kishot  delirant, populli në varfëri

Samiti, Petrit Vasili: Rama, Don<br />Kishot  delirant, populli në varfëri
Kryetari i grupit të LSI, Vasili duke komentuar Samitin në Durrës ka kërkuar zgjidhje urgjente të varfërisë, ndërsa shton se Shqipërisë i duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare.
 
Sipas tij kryeministri është një Don Kishot delirant që nuk e di se ku e ka vendin.
 
Reagimet e Vasilit vijnë teksa ministrat e LSI janë akoma në qeveri Rama.


STATUSI I PETRIT VASILIT
Zgjidhje urgjente varfërisë, jo haluçinacione panballkanike.
 
Shqipëria ka nevojë klithëse për vizion për punët e zhvillimin e saj dhe këtë vizion as e ka as do ta ketë me këtë kryeministër, që s’di ku e ka vendin.
 
Delirimet e donkishotizmat e një madhështie, që nuk ekziston, por që gjallon si e tillë vetëm në çoroditjen mendore të kryeministrit shkollëpak, mos humbisni kohë ta komentoni.
 
Na duhet me urgjencë dramatike një vizion i ri për një ekonomi kombëtare, që lufton varfërinë e papunësinë, ndërsa haluçinacionet panballkanike lerjani atij (…)shyqyr Zotit vendimet e mëdha nuk do të jenë kurrë në dorë të tij.



dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës