Samiti, policia: Masa për të
parandaluar akte terroriste

Samiti, policia: Masa për të<br />parandaluar akte terroriste
Policia e Shtetit ka marrë masa maksimale për Samitin me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Durrës.
 
Policia deklaron se është në gatishmëri për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist.
 
Shërbimet e FNSH-së Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, si dhe agjentë të Drejtorisë Antiterror janë të shtrira në aksin rrugor Rinas-Tiranë-Durrës.
 
Deri në këto momente policia deklaron se nuk ka asnjë incident, asnjë problem përsa i përket rendit e sigurisë.
 
Pas Samitit në Durrës, kryeministrat e Ballkanit do të lëvizin në mbrëmje drejt Tiranës për të darkuar.
 
Policia e Shtetit është në gatishmëri prej disa ditësh pas sulmeve që u regjistruan në disa shtete në Europë nga terroristët e ISIS. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë