/ATSH/. - Sammer kërkon më shumë nga Bayern Munich. Matthias Sammer, drejtori sportiv i Bayern Munichut, kërkon më shumë nga lojtarët e ekipit bavarez.

Sammer nuk është i kënaqur nga forma që po tregon kampioni i Bundesligës. Ai pret më shumë nga të përzgjedhurit e Pep Guardiolës.

Kampioni i Bundesligës, nga pesë ndeshjet e zhvilluara në vitin 2015, ka realizuar vetëm dy fitore.

"Ky nuk është Bayern Munich që dëshirojmë ta shohim. Ne jemi në rrugën e duhur, por ne nuk jemi në nivelin që duam të jemi", ka deklaruar Sammer për gazeten gjermane Bild.
"Ne nuk duhet të jemi të pakënaqur, por ne duhet të jemi vigjilente. Ne duhet të vazhdojë të përmirësohemi, pasi nuk jemi në nivelin më të mirë", ka theksuar ai.