Samos, kampi i emigrantëve në ishullin grek përfshihet nga flakët

Samos, kampi i emigrantëve në ishullin grek përfshihet nga flakët

Një zjarr i madh që shpërtheu të dielën në mbrëmje në kampin e emigrantëve Vathy në ishullin grek të Samos, është vënë nën kontroll. Por qindra njerëz janë detyruar të evakuohen nga kampi I emigrantëve në ishullin grek të Samos, pasi flakët masive përfshinë objektin ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri megjithatë detyroi një evakuim të plotë, me disa qindra njerëz që u zhvendosën përkohësisht në një “hapësirë boshe” pranë hyrjes së kampit, ndërsa një pjesë e vogël e të miturve të pashoqëruar u transferuan në një objekt të ri.

Më herët, krye bashkiaku i Samos Girgos Stantzos, i tha AFP se vendi ishte evakuuar plotësisht.

Një numër emigrantësh, përfshirë disa fëmijë të përlotur, mund të shiheshin të mbledhur në një park makinash pranë kampit. Kampi, i cili do të mbyllej në fund të muajit, ishte akoma duke strehuar 300 njerëz që prisnin transferimin të hënën në një kamp të ri këtë fundjavë nga Ministri i Migracionit Notis Mitarachi.

Objekti i ri Samos i hapur të Shtunën është i pari nga pesë kampe të tilla, të cilat kundërshtohen nga grupet e të drejtave të njeriut të cilët thonë se masat e rrepta të aksesit janë shumë kufizuese.

Kushtet në kampin e Vathy-t ishin tejet të rënda dhe qytetarët ishin ankuar vazhdimisht për gjendjen e tyre aty.

Një vit më parë, kampi i mbipopulluar në Moria, në ishullin grek Lesbos u përfshi nga flakët, u shkatërrua në dy zjarre që njëra pas tjetrës lanë 13,000 pa strehë për disa ditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale