Samuel Zhbogar: Jam i shqetësuar
për gjendjen politike në Kosovë

Samuel Zhbogar: Jam i shqetësuar<br />për gjendjen politike në Kosovë
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian  në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot se, është duke u shqetësuar për shkak të ngjarjeve dhe vazhdimin e krizës politike në Kosovë.

Ai ka shtuar se ka ardhur koha që Kosova të nisë një fazë të re, ku qeveria e opozita duhet të gjejnë rrugën për tu ulur në tryezën e bisedimeve dhe të mendojnë për qytetarët e Kosovës.

Stabiliteti politik është një parakusht për zhvillim ekonomik, liberalizimin e vizave, procesin e normalizimit si dhe zbatimin e reformave europiane dhe të MSA’së.Ne besojmë se Kosova ka arritur në një fazë kur duhet të dëshmojë se është në gjendje të merren me çështje të saj. Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një mënyrë për tu ulur në tryezë dhe të angazhohen në një dialog politik në interes të popullit të Kosovës, e të përpiqen për të gjetur një mënyrë demokratike nga e cila do të lejojë që Kosova të ecë përpara ", ka deklaruar për mediat kosovare Zhbogar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve