Samuel Zhbogar: Tribunali i
pashmangshëm, favorizon Kosovën

Samuel Zhbogar: Tribunali i<br />pashmangshëm, favorizon Kosovën
PRISHTINË- Përfaqësuesi specialist i BE-së, Samuel Zhbogar thotë se krijimi i tribunalit për të trajtuar akuzat e mundshme që dalin nga raporti i Dick Martyt, është i pashmangshëm dhe shton se kjo sërish favorizon Kosovën.
 
“Themelimi i Tribunalit është tashmë i pashmangshëm dhe zgjedhja është nëse kjo do të bëhet me pajtim me autoritetet e Kosovës nga Bashkimi Evropian, ose, në rast të refuzimit nga Kosova, të bëhet përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si një Tribunal Special i Kombeve të Bashkuara”, thotë ai në një intervistë për “Kohën Ditore”.
 
Zhbogar në vazhdim thotë se opsioni i krijimit të Tribunalit në pajtim me autoritetet e Kosovës, është shumë më i favorshëm për vetë Kosovën, meqë gjykata do të jetë në kuadër të sistemit të Kosovës, me një pjesë të saj në një vend të BE-së, me gjykatës ndërkombëtarë, të cilët brenda disa viteve të ardhshme do ta mbyllin përfundimisht çështjen.
 
Ndërsa, shton ai, opsioni i dytë – ai i krijimit të një Tribunali nga OKB-ja – do nënkuptonte një proces të pafund, në duar të OKB-së, që mund të zvarritet pafundësisht.
 
Më e rëndësishmja, sipas Zhbogarit, është se Tribunali do të jetë për të trajtuar rastet individuale, dhe ai në asnjë mënyrë nuk është as kundër Kosovës, as kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit