Sanatoriumi zhvendoset në Elbasan/ Spahia: Nga cirku vdekjeprurës me të sëmurin, humbi jetën një 30-vjeç
Ish- deputeti i Partis Demokratike, Bardh Spahia
TIRANË- Ish- deputeti i Partis Demokratike, Bardh Spahia denoncon se në spitalin e Elbasanit, ku janë zhvendosur pacientët e "Shefqet Ndroqit", ka humbur jetën një 30-vjeçar si pasojë e ecejakeve të bëra. Ai ka publikuar një mesazh ku shkruhet "Një rast tjetër që ka vdekur dje te sanatoriumi i famshëm në Elbasan, Diagnostikohet me turbekuloz në dispanceri dhe e shtrojnë në Elbasan. I fillon apandesiti dhe e sjellin në Tiranë për ndërhyrje, aty nuk ka reanimator). Pas ndërhyrjes e nisin përsëri në Elbasan dhe ditën tjetër bën trombozë si komplikacion. Vetëm 30 vjeç".
Për Spahinë, e gjitha kjo ka pasoja fatale për jetën e njerëzve dhe fajtor kryesor bën ministrinë e Shëndetësisë dhe kryeministrin Edi Rama.
"Një djalë i ri 30 vjeçar ndërroi jetë para pak ditësh në spitalin e improvizuar në Elbasan, i cili ka zëvendësuar të pazëvendësueshmin Sanatorium. Jeta e tij shkoi dëm vetem për shkak të kaosit të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës me sistemin shëndetësor publik. Sanatoriumi ka dalë jashtë funksionit, duke u izoluar si spital COVID për 5 qytetarë, spitalet e tjera janë ose në çoroditje, ose në mbingarkesë urgjencash.
Denoncimi më poshtë tregon kalvarin 24 orësh Elbasan - Tiranë- Elbasan të të riut me turbekuloz, që humbi jetën. Është fare e qartë se improvizimi skandaloz me transferimin në Elbasan të pacientëve të Sanatoriumit të Tiranës po kushton jetë!
Ky denoncim tregon sesa na kushton paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë, arroganca për të këmbëngulur në këtë paaftësi. Na tregon sesi cirku i pacientëve sa në Tiranë dhe Elbasan rezulton me pasoja fatale! Zonja Ministre e Shëndetësisë, heshtja juaj nuk i mbulon dot me harresë këto denoncime! Bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për video të marketingut politik, me të cilat mbush i facebook-un tuaj dhe të shefit tuaj", shkruan Bardhi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet
8 Janar, 15:54
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Gramsh/ Merr zjarr Zyra e Kujdesit Shëndetësor, një qark i shkurtër elektrik shkakton flakë në laboratorin e analizave mjekësore
6 Janar, 11:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë
5 Janar, 12:53
-
U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve 'horror'
3 Janar, 19:21
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
shkoni digjni shkollate ju plerate e kombite ,vdiqet pere pushtet po ska kure te qethen derrate
PërgjigjuPrape ky djegesi I shkollave. Ky kriminel duhet te ishte ne burg
Përgjigju