Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
Pedro Sánchez dhe Edi Rama
Ndërkohë që kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se po mendon të japë dorëheqjen teksa bashkëshortja e tij po përballet me një hetim gjyqësor pas akuzave për korrupsion, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Në mesazhin mbështetës që i dërgon homologut të tij spanjoll, përmes platformës “X”, Rama i shpreh të gjithë mbështetjen në këtë kohë të vështirë dhe e inkurajon të vazhdojë përpara. Ne mesazhin e tij Rama i bën thirrje që mos dorëzohet kurrë, pasi e drejta mbizotëron gjithmonë.
“I dashur Sanchez! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë. Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike. Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën. Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, shkruan Rama.
I përballur me sulmohet nga krahu i djathtë dhe ekstremi i djathtë Sánchez tha se duhet të vendosë “nëse ia vlen” të qëndrojë në detyrë.
“Kam anuluar paraqitjet publike për “disa ditë” për të menduar se si do të vazhdojë”, tha dje në mbrëmje Sánchez në platformen X.
“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj”, tha politikani socialist në një postim drejtuar publikut.
B.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor, 16:34
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
Kur shikon te tilla raste Rama kenaqet.Por ka nje ndryshim nga Rama ky dorehiqet Rama jo.dy kultura politike si nata me diten.
PërgjigjuNe keto momente kam me shume respekt per kryemin.spanjoll./Doreheqja/ nuk ben pjese ne fjalorin e politikaneve shqiptare.Rama do te ishte mire te mos nderhynte per dicka qe as i takon,as e ka idene.Mos valle di me shume per korrupsionin e gruas te kryem.spanjoll,se sa drejtesia spanjolle, qe i jep kurajo homologut?! Nese zoteria mendon te dorehiqet,kjo eshte ceshtje e tij dhe e integritetit te tij dhe nuk ka nevoje te marre leksione ballkanike se si mund te vazhdosh te qendrosh ne pushtet,ndersa rreth teje cdo gje po shembet e digjet.
PërgjigjuRama kujte se spanjollet ja si populli shqiptra dhe jan mesu me korrupsjon????
Përgjigju