Sanders: Clinton duhet të jetë
presidentja e ardhshme e SHBA

Sanders: Clinton duhet të jetë<br />presidentja e ardhshme e SHBA
Në fjalimin e Konventës së Partisë Demokratike, Bernie Sanders ka kërkuar që demokratët të mbështesin Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë. Në momentin që ish-kandidati demokrat doli në skenë ovacionet shpërthyen për rreth 3 minuta.

“Hillary Clinton duhet të jetë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Sanders

Gjatë konventës u vu re një mbështetje e madhe në sallë për Sanders, pasi në momentin që ai mori fjalën turmat thërrisnin emrin e tij dhe vërshëllenin atë të Clinton.
Sanders bëri thirrje që demokratët të bashkohen për të mposhtur “demagogun” Trump, pasi ai i ndan amerikanët.

“Nëse ju nuk besoni se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme, mendoni për një moment për gjyqtarët e Gjykatës Supreme që Donald Trump do të emërojë dhe se çfarë do të thotë kjo për liritë civile, të drejtat e barabarta dhe të ardhmen e vendit tonë ", deklaroi Sanders.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë