NJU JORK- Bilanci i viktimave të uraganit të kthyer në stuhi Sandy është më shumë se 90. Bëhet e ditur se numri më i madh i viktimave është shënuar në Nju Jork, 44 dhe Nju Xhersi, 12, ndërkohë që uragani që goditi Karaibet shkaktoi 67 të vdekur të tjerë.
Momentalisht numërohen 4.5 milion banorë në 12 shtete të SHBA-së të cilët vuajnë ende mungesën e energjisë elektrike. Deri më tani përllogaritet se dëmi I shkaktuar në SHBA është 50 miliard dollarë, shifër kjo që pritet të rritet pas përditësimeve të ditëve të fundit.
Në disa zona të Nju Jorkut rreth 20 mijë persona vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, ndërsa ushqimet shpërndahen nga ajri. Ndërkohë që fushata presidenciale, e cila u pezullua në fillim të javës, ka nisur që dje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com