NJU JORK-  Sandy, stuhia përbindësh, nga ato që ndodhin “një herë në jetë” që u përplas të hënën pasdite në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar deri tani 51 të vdekur. Viktimat janë në Konektikat dhe në Karolinën e Veriut, 21 prej tyre në Nju Jork dhe një i vdekur edhe në Kanada. Ndërsa bilanci mund të rritet, deri tani stuhia post tropikale i mori jetën mbi 100 viktimave në SHBA, Kanada, Karaibe dhe Haiti.

Në shtetin e Nju Jorkut vazhdojnë evakuimet pas shkatërrimeve të shkaktuara nga uragani Sandy. Policia po përdor helikoter për të evakuar banorë të cilët janë të detyruar të vendosen në çatitë e banesave pasi shtëpitë janë të përmbytura. Në operacion dhe helikopteri 23, I cili merr emrin nga numri I agjentëve që mbetën të vrarë në atentatin e 11 shtatorit 2001. ndërkohë Neë York Times shkruan se numri i viktimave në Nju Jork ka arritur në 22. Duke bërë që numri i viktimave të arrijë deri tani në 51 vetë.

Ndërkohë që black out vazhdon të shkaktojë probleme. Mbi 8. 2 milionë banorë janë pa energji elektrike. Ndërkohë që stuhia shkatërroi monumente të famshme, parqe, shkuli nga themelet shtëpi e pemë. Virtualisht Sandy ndaloi Nju Jorkun, qytetin më të madh në SHBA me aeroportet autostradat, urat dhe tunelet më të mëdhaja brenda dhe jashtë Manhatanit .

Tre centrale bërthamore janë mbyllur, mes tyre Indian Point, pranë Nju Jorkut, Hancock Bridge në Nju Xhersi. Si të mos mjaftonte ka alarm dhe në zonën përreth centralit bërthamor Oyster Creek në jug të Nju Xhersit. Për momentin nuk flitet për shuarje të tij, por situata është në monitorim të vazhdueshëm.


EKSPERTET: DEMI 50 MILIARDE DOLLARE

Ekspertët e IHS Global Insight vlerësojnë se dëmet e shkaktuara nga stuhia mund të arrijnë deri në 50 miliardë dollarë. Dje pasdite, Presidenti Barak Obama në një vizitë në selinë e Kryqit të Kuq në Washington paralamëroi se mund të ketë edhe shkatërrime të tjera.Ai përshkroi shkatërrimin dhe humbjet e jetëve si të dhimbshme për kombin, dhe paralajmëroi se rreziku i përmbytjeve dhe blac out mund të vazhdojë. “Kjo stuhi nuk ka përfunduar ende”.

OBAMA SOT NE NJU XHERSI

 Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e ka shtyrë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale, pritet të vizitojë sot shtetin Nju Xhersit për të parë nga afër dëmet nga uragani. Presidenti deklaroi dje gjendjen e katastrofës në Nju Jork e Nju Xhersi. Ndërkohë që shkatërrimet në Nju Xhersi “janë të paimagjinueshme” thotë guvernatori i shtetit Chris Christie. “Është diçka që nuk është parë kurrë. E tmerrshme” shton ai. Christie, ndonëse përfaqësues i Partisë Republikane ka falënderuar presidentin Obama.

ANULOHET PARADA E HALLOWEEN

Në Nju Jork është anuluar parada e Halloween. Kjo është hera e parë në 39 vjet që anulohet një sfilatë me maska në Village.

NJU JORK STOK EXCHANGE MUND TE HAPET SOT
Tregu i aksioneve New York Stock Exchange i cili qëndroi mbyllur dje (e martë) për të dytën ditë rresht pritet të hapet sot.  Tregu i aksioneve New York Stock Exchange shënoi dje mbylljen për herën të parë që nga viti 1888 që këmbimet tregtare janë pezulluar për dy ditë me radhë për shkak të motit. New York Stock Exchange hapet sot.  Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qyteti përballet me ditë, nëse jo javë, sfidash të rimëkëmbjes nga stuhia.
(sg/shqiptarja.com)