Në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino u prit në takim nga Presidenti i vendit Bamir Topi.
Gjatë këtij takimi Kreu i Shtetit u ndal veçanërisht tek domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe e dialogut konstruktiv mes forcave e aktorëve politikë për përmbushjen e kritereve dhe realizimin e të gjitha reformave të ndërmarra me synim integrimin zyrtar të vendit tonë në familjen evropiane.
Presidenti u përqendrua në realizimin e reformës zgjedhore, të rëndësisë së miratimit të Gjykatës Administrative, por dhe mbi ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Kuvend, vuri në dukje se forcimi i demokracisë dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës arrihen vetëm nëpërmjet mirëfunksionimit të institucioneve të pavarura kushtetuese e të drejtësisë.
Nga ana e tij, në kuadrin e perspektivës europiane të vendit tonë, Sanino vlerësoi dialogun e nisur me miratimin e disa ligjeve që kërkojnë 3/5, siç ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, por nënvizoi domosdoshmërinë ruajtjes së ritmit të të reformave integruese duke plotësuar dymbëdhjetë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për të marrë statusin e vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. ah.shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com