Sanksione të reja nga Kosova për Rusinë, Iranin dhe Bjellorusinë

Sanksione të reja nga Kosova për Rusinë, Iranin dhe Bjellorusinë

Liza Gashi

Sot, Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm për të vendosur sanksione kundër Iranit dhe për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë në lidhje me situatën në Ukrainë dhe për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Federatën Ruse.

Në një deklaratë për media, zëvendësministrja e MPJD-së Liza Gashi tha se një nga sanksionet ndaj Rusisë lidhet me vrasjen e liderit opozitar rus Aleksej Navalni.

“Në vazhdim të mbështetjes së kundërshtimit të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në përputhje me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimet për zbatimin e pakos së 12 dhe 13 të sanksioneve të BE-së ndaj federatës ruse për cenim dhe kërcënim të integritetit territorial. Sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe sanksione tjera për shkelje të rënda dhe abuzime të rënda me të drejtat e njeriut që lidhen me vrasjen e liderit opozitarë rus Alexei Navalny”, tha Gashi.

Ajo gjithashtu përmendi se "paketa e sanksioneve kundër Iranit" është vendosur "ndaj personave dhe subjekteve të përfshirë në aktivitetet bërthamore-raketore dhe personave që ofrojnë mbështetje qeverisë së Iranit".

Kosova ka qenë ndër vendet që ka vazhdimisht vendosur sanksione kundër Rusisë që nga fillimi i vitit 2022, si përgjigje ndaj konfliktit në Ukrainë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 13/06/2024 23:04

    A me ne fund bota shpetoj, kosova e paska sanksionuar rusine dhe kete e thot hiq ma pak se zvmlnistresha e puneve te jashtme, heu more shqiptar te dashur te gjitha punet i keni rregulluar ju ka ngelur juve qe sjeni as ne listat e zotit qe ta denoni putinin,po si sju vjen turp more zoti te pakten para femijeve tuaj,o zot sa te ndyre qe jane mbi 90%e qeverise Jane pjelle serbosllave qe paskan vendosur te dalin kunder rusise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'