Sanksionet e reja amerikane ndaj
Rusisë, shqetësojnë BE- në

Bashkimi Evropian ka deklaruar ditën e sotme se është i shqetësuar nga sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë.

Sipas BE-së këto sanksione mund të dëmtojnë kompanitë energjetike të cilat veprojnë në tregun evropian dhe bashkëpunojnë me kompanitë ruse të energjisë.

Komisioni Evropian ngriti alarmin pas votimit të kryer nga “Dhoma e Përfaqsuesëve” në favor të sanksioneve të reja, pavarësisht kundërshtimit të tyre nga presidenti Donald Trump.

Masat e reja të vendosura ndaj Rusisë, zbehin shpresat e presidentit Trump për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Bashkimi Evropian i mbështet sanksionet ndaj Rusisë”, është shprehur presidenti i KE-së, Jean- Claude Juncker, i cili ka paralajmëruar edhe mbi ndikimin që do të kenë këto sanksione mbi tregun e energjisë në BE.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti