Vetmë pak ditë pas vendimit të SHBA, e cila i ka kërkuar Rusisë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco si dhe përfaqësitë diplomatike në Nju Jork dhe në Uashington, Moska reagon duke u shprehur se do të përgjigjet.
Eshtë pikërisht ministri i jashtëm rus Lavrov i cili deklaron se vendi i tij do të përgjigjet ashpër ndaj vendimeve që dëmtojnë Rusinë.
Kujtojmë se sanksionet e SHBA erdhën pas vendimit të Moskës për të reduktuar stafin diplomatik amerikan në Rusi,një reduktim me rreth 755 persona.
Lavrov fajëson administratën “Obama” për nisjen e mosmarrëveshjeve diplomatike dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti amerikan përjashtoi 35 diplomatë rusë, si dhe mbylli dy përfaqësi ruse, për shkak të aneksimit nga Moska të gadishullit të Krimesë nga Ukraina, por edhe për ndërhyrjen e pretendur ruse në zgjedhjet amerikane.
Lavrov shtoi se Rusia është ende duke konsideruar kundërpërgjigjen e saj ndaj sanksioneve të fundit. “Do të reagojnë sapo të përfundojmë analizat tona”, deklaroi ai.
Një zyrtar i lartë i administratës tha se, pavarësisht mbylljes së ndërtesave, stafit rus nuk do t’i kërkohet detyrimisht largimi nga vendi. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu se sanksionet amerikane ishin “në frymën e barazisë”.
Raportet mes dy fuqive botërore kanë qënë të tensionuara pasi Rusia akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 duke favorizuar në fitoren e Presidentit Trump, por ky i fundit gjithmonë i ka konsideruar akuza të tilla një ‘gjueti shtrigash.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO