Sanksionet ndaj Rusisë, Irani: Gati të ndihmojmë Moskën në këto kushte të vështira

Sanksionet ndaj Rusisë, Irani: Gati të ndihmojmë Moskën në këto kushte të vështira

Irani është i gatshëm të mbështesë Federatën Ruse përballë sanksioneve duke rritur bashkëpunimin në sektorin e karburantit dhe energjisë. Kështu deklaroi ministri i naftës i Teheranit, Javad Owji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak, shkruan La Repubblica.

“Rusia na qëndroi pranë kur na vendosën sanksione, ndaj sot e kemi detyrë që të qëndrojmë përkrah Rusisë në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë”, tha Owji. 

Për ne, "vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit", tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset