Sanksionet perëndimore do ndikojnë në rënien e ekonomisë ruse, ekspertët: Ekonomia ruse do të tkurret me 18% deri në vitin 2023

Sanksionet perëndimore do ndikojnë në rënien e ekonomisë ruse, ekspertët: Ekonomia ruse do të tkurret me 18% deri në vitin 2023

1654244465_Screenshot3.jpg

Ekspertët globalë të bankave besojnë se ekonomia e Rusisë do të tkurret 15% deri në fund të vitit dhe 3% të tjera në 2023 për shkak të sanksioneve perëndimore, një eksod masiv të kompanive dhe një kolapsi të eksporteve.

Shifrat mund të jenë edhe më të këqija nëse Evropa largohet plotësisht nga energjia ruse, paralajmëroi Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF).

Në një raport për efektet e luftës në financat e Rusisë, IFF tha se masat e vendosura ndaj Moskës nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA vetëm do të zgjerohen dhe shtrëngohen në muajt e ardhshëm.

Ata tashmë kanë shkaktuar "shpërbërjen e plotë të 30 viteve të investimeve" për Rusinë, tha Elina Ribakova, zëvendës kryeekonomistja e IIF. Ajo shtoi se ishte e vështirë të vihej një shifër për "shkëputjen e 15 viteve të zinxhirëve të vlerës".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?