Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”, ka dalë me një video mesazh para spektaklit, ku flet shqip.

“Dua të falenderoj gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar”, tha ai shqip.

Pa asnjë eliminim këtë vit, të 26-të artistët kanë përparuar në natën finale. Si pjesë e kufizimeve të distancës sociale nuk do të ketë audiencë dhe mbrëmjet mbarojnë jo më vonë se ora 2 e mëngjesit me orën lokale.

Ermal Meta sërish i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili flet për dashurinë e vërtetë. Sonte, pas votave të publikut do të shpallen tre super finalistët.