Sanremo, triumfon Emma
Çelentano kundër kishës

Sanremo, triumfon Emma<br />Çelentano kundër kishës
ROMË - Emma Marrone ka triumfuar në edicionin e 62 të festivalit të Sanremos. Kënga “Non e' l'inferno” është shpallur fituese mbrëmjen e së shtunës në natën e fundit të aktivitetit më të rëndësishëm për muzikën italiane.
Emma ka qenë në garë me gjigantë të muzikës italiane si; Marlene Kunz, Chiara Civello e Matia Bazar. Ajo është një këngëtare e muzikës pop, është 27 vjeç dhe ka marrë mjaft vlerësime nga kritika.

POLEMIKAT E ÇELENTANOS
Adriano Çelentano nuk i shpëtuar stuhisë së polemikave në Sanremo. Ai mori kritika nga Kisha për shkak të deklaratave që bëri një ditë më parë, ku foli kundër medias katolike që përdor parimet dhe simbolet kristiane për tu vënë në shërbim të politikës. Ai hyri mbrëmë i qetë në skenë, këndoi një këngë, por më pas shpërtheu ndaj opinionit publik; “Media më sulmon sikur unë kam bërë një atentat ndaj shtetit”.
Ai përmendi dhe emrat e priftërinjve që e kanë akuzuar, ndërsa shtoi; “Unë erdha këtu të flas disa fjalë me ata 60 milionë italianë që më shohin, për të folur për domethënien e jetës, dashurisë dhe asaj që vjen më pas, por mbi të gjitha për fatin që kemi pasur duke lindur në këtë botë. Ndërsa ju, kënaquni duke folur sesi do të jetë parajsa”, tha Çelentano.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë