Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi është kapur teksa transportonte me çanta lëndën narkotike ‘kanabis’ që më pas do ta shiste. Në pranga ka rënë i riu B.N.
Sipas njoftimit të policisë, 25 vjeçari sapo ka parë efektivët, ka tentuar të fshehë çantën në anë të rrugës por pas kontrolli të ushtruar u gjet sasia prej 3 kilogramë e 165 gramë kanabis.
Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.