Sarajevë, 11 mijë karrige bosh
në kujtim të luftës

Sarajevë, 11 mijë karrige bosh<br />në kujtim të luftës
SARAJEVË – Kryeqyeteti i Bosnje Hercegovinës përkujtoi sot viktimat e luftës së përgjakshme të 20 vjetëve më parë dhe rrethimin serb të këtij qyteti.
Në nder të 11 mijë e 541 viktimave, burrave, grave dhe fëmijëve u organizua një koncert homazh përpara 11 mijë e 541 karrigeve të kuqe bosh.
Ato u vendosën në 825 rreshta përgjatë arteries kryesore të qytetit. Për 44 muaj, saktësisht në vitet 1992 – 1995 populli i Sarajevës jetoi i rrethuar dhe i shkëputur tërësisht nga bota nën dhunën e ushtrisë serbe. Gjatë kësaj kohe qytetarëve iu shkëput uji, energjia elektrike, ndihma mjekësore, ndihmat humanitare ndërsa çdo ditë qyteti bombardohej dhe njerëzit vriteshin. Më shumë se 11 mijë të vdekur si dhe qindra- mijëra të plagosur.
Lufta civile në Sarajevë nisi pas deklaratës së Pavarësia nga republika e atëhershme e Jugosllavisë, më 3 mars 1992. Më 5 prill serbët hapën zjarr mbi një turmë prej 50 mijë njerëzish, të cilët ishin mbledhur përpara parlamentit për të manifestuar pro paqes.
Që prej atij muaji, për muaj të tërë, nisi reprezalja serbe mbi qytet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti