SARANDE- Dy vajza 17 vjecare tentojnë vetëvrasjen me ilaçe farmaceutike. B. Z 17 vjec mbërriti dje në urgjencën e spitalit në gjëndje të rënduar nga marrja e një sasie tabletash atenalol. Vajza punonte si balerinë në një nga baret e natës në Sarandë. Vajza kishte lindur në Tropojë e banonte në Sarandë.

Pak ore më pas mbërriti në urgjencë një tjetër adoleshente, nxënëse e shkollës së mesme E.R , lindur në Tepelenë e banuese në Sarandë. Vajza kish tentuar vetëvrasjen me një sasi paracetamolesh. Dy adoleshentet janë në terapi intesive jashtë rrezikut për jetën.