Sarandë, arrestohen
kriminelët e rinj

Sarandë, arrestohen <br />kriminelët e rinj
SARANDË – Goditet grupi kriminali, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhj në qytetin e Sarandës. Policia e qytetit jugor ka vënë në pranga tetë persona, të cilët janë pjesëtarë të grupit kriminal të quajtur “B13. Në pranga ka rënë; Armando Zholi 22 vjeç, Sentjon Lame 24 vjeç, Artan Prenga 19 vjeç, Zef Prenga 52 vjeç, Ylli Kola 17 vjeç, Sildjon Sulejmani 20 vjeç, Osman Abazi 16 vjeç dhe Kristjan Ruci 15 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mes akuzave ndaj 8 të arrestuarve ëshë dhe ajo për vendosje lëndësh shpërthyese në automjetin e një funksionari të policisë së Sarandës. Të arrestuarit dyshohen se në 9 maj të vitit 2010 kanë vendosur tritol në makinën e shefit të gatshëm të policisë së Sarandës, Aleksandër Lilo dhe në makinën e shefit të krimeve të Sarandës Ilir Zhupa në nëtor të vitit 2010.
Banda e të rinjëve, mes të cilëve dhe dy adoleshentë, janë autorë të grabitjes së dhjetra makinave, motorrëve, bizneseve dhe banesave prej vitit 2009 në qytetin e Sarandës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv