Sarandë, arrestohen të fundit e
bandës së grabitjes e shpërthimeve
FOTO- Ja shpërthimet me eksploziv

Sarandë, arrestohen të fundit e <br />bandës së grabitjes e shpërthimeve<br />FOTO- Ja shpërthimet me eksploziv
SARANDE- Arrestohen të fundit e bandës kriminale që merrej me vjedhje banesash, makinash e lokalesh dhe shkatërrim prone nëpërmjet shpërthimeve me eksploziv dhe ishte kthyer në tmerr për qytetin e Sarandës.

Në një operacion të ndërmarrë gjatë natës në prangat e policisë përfunduan Lisjan Mërkur Kazo, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Fatjon Bujar Abazi, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre është bërë në lagjen numër 3 dhe është në vazhdën e arrestimeve në kuadër të operacionit të koduar “ Lëkursi 2011” që u zhvilluan më 22 dhjetor të 2011.

Banda përbëhej nga 8 djem të rinj, dhe adoleshentë, më i madhi 24 vjeç dhe më i vogli 15 vjeç. Nga hetimet e kryera rezulton se ky grup kriminal, për një periudhe 2 vjecare, ka kryer 16 vjedhje dhe grabitje banesash, lokalesh, makinash, motorësh por dhe shkatërrim me eksploziv ne qytetet Sarandë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërsa vepra kriminale më e fundit është shkatërrimi me eksploziv i Pub “Night Club” pranë Hotel Butrinti në Sarandë më 22 nëntor 2011. Banda I kishte vënë eksploziv dhe makinave në pronësi të dy oficerëve të policisë.

ANETARET E BANDES
Sentjon Fatmir Lame, vjec 24, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje;
Sildjan Ylli Sulejmanasi, vjec 23, lindur në Corovode dhe banues në Sarandë,
O. A., vjec 16, lindur dhe banues në Sarandë, i denuar më parë për vjedhje;
K. R., vjec 15, banues ne Sarandë;
Y. K., vjec 17, lindur e banues në Tepelenë;
Erald Agron Elezaj
Lisjan Mërkur Kazo, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje;
Fatjon Bujar Abazi, vjec 22, lindur dhe banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje.

JA SHKATËRRIMET E VJEDHJET
Ne rrethin e Sarandes:
1- Shkatërrimi me eksploziv i autoveturës tip Mercedes-Benz C Clas me targa TR 3937 në pronësi të Oficerit Policisë Ilir Zhupa, i ndodhur në datë 2 Nëntor 2010.
2- Shkaterimi me eksploziv I autoveturës tip AUDI me ngjyrë të zezë në pronësi të Oficerit Policisë Aleksandër Lilo, ndodhur në date 9 Maj 2011;
3- Shkatërrimit me eksploziv të Pub “Night Club” pranë Hotel Butrinti në sarandë, në përdorim nga shtetasi F. A., ndodhur në datë 22 Nëntor 2011;
4- Vjedhje e Bar-Restorant në pronësi të shtetasit I. Noni., ndodhur në datë 16 Dhjetor 2011 në lagjen “Nr. 2” Sarandë, ku janë vjedhur një televizor plazma dhe disa paketa cigaresh;
5- Vjedhje e dyqanit të shtetasit L. Shomo, ndodhur në datë 19 Nëntor 2011, nga ku është vjedhur e fotokopje tip “Sharp”;
6- Vjedhje e baneses së shtetases V. Hibro në lagjen “Nr. 3” Sarandë, ndodhur ne date 27 Nëntor 2011, ku janë vjedhur një aparat celular Nokia dhe 3000 lek;
7- Vjedhje e lokalit të shtetasit E. Kafexhiu në lagjen “Nr. 2” Sarandë, ndodhur në datë 16 Dhjetor 2011, ku janë vjedhur një televizor plazma dhe një kompjuter;
8- Vjedhje e dyqanit të shtetasit G. Demiri, në lagjen “Nr. 3”, ndodhur në datë 15 Nëntor 2011 nga ku janë vjedhur dy televizora plazma, 5 kompjutera lap-top, dhe nnjë aparat “Play Station”;
9- Vjedhje e lokalit të shtetasit P. Zhupa në lagjen “Nr. 2” Sarandë, ndodhur në date 13 Tetor 2011, nga ku janë vjedhur 2 televizora plazma.
10- Vjedhje e lokalit të shtetasit I. Avdiaj në lagjen “Nr. 3” Sarandë, ndodhur në datë 22 Dhjetor 2011, ku është vjedhur nje televizor plazma;
11- Vjedhje e banesës së shtetases E. Agora në lagjen “Nr. 4” Sarandë, ndodhur në datë 15.Dhjetor 2011, ku jane vjedhur tetë kanata dritaresh alumini;
12- Vjedhje e motorrit të markës “Zip Star”, ngjyre blu, me targa SR 296 B, në pronësi të shtetasit A. Ahmeti, ndodhur në Ksamil në datë 01 Dhjetor 2011;
13- Vjedhje e motorrcikletës tip ‘Day-ang’, ngjyre kafe me targa, SR 404 B, në pronësi të shtetasit A. Zisi, ndodhur më 15 tetor në Ksamil;
14- Vjedhje e autoveturës tip Mercedes-Benz 250 me targa SR 4395 B në pronësi të shtetasit B. Sulozeqi, në lagjen “Nr. 4” Sarandë, ndodhur në datë 22 Gusht 2011;
15- Vjedhje e autoveturës tip Mercedes-Benz 240, me ngjyrë blu, me targa SR 4900 B, në pronësi të shtetasit I. Omeri, ndodhur në datë 25 Nëntor 2011, ne lagjen Nr.4 Sarandë;
16- Si dhe ne rrethin e Permetit kane vjedhjur nje autoveturë tip Mercedes-Benz 200 me targa PR 1618 B, në pronësi të shtetasit Haxhi Velia, ndodhur në datë 5 Dhjetor 2011

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi