SARANDE- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Ksamil pasi akuzohet për shkatërrim prone dhe ndërtim të paligjshëm. Urdhri i arrestit i lëshuar nga Gjykata e Sarandës, është ekzekutuar dje nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik.
40-vjeçari, Sotir Vito, kishte ndërtuar një objekt pa leje, lokal, të cilin e shfrytëzonte në bashkëpunim me persona të tjerë, në një nga ishujt e Ksamilit, duke e shkatërruar seriozisht atë.
Masa e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë dhe një tjetër shtetas të shpallur në kërkim, është lëshuar nga Gjykata pas hetimeve 6-mujore të Prokurorisë dhe Policisë Sarandë në lidhje me ndërtimet pa leje.
Po kështu, është arrestuar nga policia e Sarandës shtetasi Altin Zeneli, 34-vjeç, për Moskallzim krimi dhe Refuzimi për të dëshmuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com