SARANDE – Një i ri nga Bubullima e Lushnjes, me pushime në Sarandë, ka rënë nga kati i katërt i një hoteli në qytetin bregdetar. Françesko Mino, 17 vjeç, ka qenë në gjendje të dehur pasi po festonte me miqtë e tij kur rreth orës 4:30 doli në ballkonin e Hotel Eldorado për të urinuar.

Këtu, sipas burimeve policore, i riu ka humbur ekuilibrin duke përfunduar përtokë. Mësohet se ai ka pësuar disa dëmtime në veshkë dhe është dërguar më pas në spitalin e Sarandës. Mjekët vendas kanë gjykuar që do të ishte më mirë për të të kurohej në Tiranë dhe më pas është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit.

(im/shqiptarja.com)