Sarandë,Dule takim me OMONIA-n 
përzgjidhen kandidatët për 3 bashki

Sarandë,Dule takim me OMONIA-n <br />përzgjidhen kandidatët për 3 bashki
SARANDË - Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mbledhje me dyer të mbyllura në selinë e OMONIA-s në Sarandë me anëtarët e partisë. Burime konfirmojnë se në këtë takim u zhvillua edhe një votim për përzgjedhjen e kandidatëve në Dropull, Finiq e Himarë.

Këshilli i Përgjithshëm i OMONIA-s është mbledhur sot në qytetin e Sarandës në një takime dyer të mbyllura. Në këtë mbledhje janë votuar si kandidatë për PBDNJ ku për bashkinë Dropull u zgjodh Kosto Ziso, për Finiqin Jani Babi, për Delvinën Laert Stefanidhi, për Himarën Fredi Bejleri, për Konispolin Anastas Guda.
 
Ndërsa për bashkitë e tjera ku ka një numër të konsiderueshëm të minoritarëve, u vendos se Leonidha Papa Kreu i OMONIA dhe Vangjel Dule Kreu i PBDNJ duhet të caktojnë kandidatët për Bashkinë e Sarandës në ditët në vijim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar