Sarandë, dy vjet heqje lirie
47-vjeçarit, përdhunoi të miturën

Sarandë, dy vjet heqje lirie<br />47-vjeçarit, përdhunoi të miturën
TIRANE - Dënohet me dy vjet heqje lirije i akuzuari për përdhunimin e së miturës në fshatin Krane të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur njerku u akuzua për përdhunimin e të miturës. Ka qenë nëna e vajzës 8 vjeçe Klementina Caushi e cila është paraqitur në polici për të bërë kallëzim penal pasi dyshonte se me vajzën e saj ishte abuzuar seksualisht nga Panajot Anagnosti, 47 vjeç, me të cilin ajo bashkëjetonte.

Gjykatësja e çështjes Enkelejda Doda ka dhënë vendimin për dënimin me dy vjet heqje lirije për të pandehurin Panajot Anagnosti i akuzuar për “vepra të turpshme me të mitur”. Prokurori i çështjes Julian Çafka ka kërkuar 18 muaj heqje lirije për Anagostin, ndërsa gjykatësja ka marrë vendim për 2 vjet heqje lirije. Çështja penale nisi në 1 nëntor të vitit 2012, kur pas denoncimit të nënës së vajzës 9 vjeçare policia prangosi bashkjetuesin e nënës Panajot Anagnostin.

Gruaja bashkjetonte prej një viti me të pandehurin në shtëpinë e tij në fshatin Krane. Në ciklin e seancave gjyqësore avokati mbrojtës Gjergji Imeraj ka kërkuar ndryshim akuze pas paraqitjes së raporteve nga ekspertë privatë të pathirrur nga Prokuroria po nga vetë avokati. Kështu u rrëzua ekspertiza mjeko ligjore(abuzimi seksual me të miturën). Ndryshimi i akuzës në “Vepra të turpshme me të miturën” u pasua nga ndryshimi edhe i gjyqtares së çështjes dhe më pas gjykimi përfundimtar.

Menjëherë pas bërjes publike të vendimit të gjykatës Sarandë, familjarët e të pandehurit kanë kërkuar largimin nga banesa të gruas dhe dy fëmijëve. Për këtë ajo i është drejtuar gjykatës sërish për urdhër mbrojtjeje. Në kushtet e një bashkjetese të padokumentuar gruaja dhe dy fëmijët rrezikojnë të flaken në rrugë pas dhënies së dënimit për “Vepra të turpshme me të mitur”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!