SARANDE – Policia e qytetit të Sarandës ka sekustruar sot 300 kg hashash. Lënda narkotike po trasportohej me mushka nga tre persona, bëjnë të ditur burime nga forcat e rendit. Policia nuk ka mundur t’i arrestojë dhe tashmë tre transportuesit e drogës janë shpallur në kërkim.
Të njëjtat burime saktësuan se droga e sekuestruar ishte e ndarë në 10 çanta. Bllokimi i saj u bë në vendin e quajtur Sorronesa, pranë Butrintit. Hashashi i sekuestruar nga blutë e Sarandës mësohet se kishte si destinacion Greqinë.
Policia po vazhdon kërkimet në zonat panë liqenit të Butrintit, me qëllim arrestimin e tre transportuesve.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com