Sarandë, kryebashkiaku Çipa
shkon të paguajë taksën

Sarandë, kryebashkiaku Çipa<br />shkon të paguajë taksën
SARANDE - Në Bashkinë Sarandë ka probleme me mbledhjen e taksave vendore. Dhe për të ndërgjegjësuar banorët, kryebashkiaku Stefan Çipa ka zgjedhur një mënyrë ndërgjegjësimi.

Sot me hapjen e sporteleve të zyrës së tatim-taksave në Bashki, ka shkuar vetë i pari, duke paguar plot 1800 lekë që është edhe taksa vendore lokale.

“U bëj thirrje që të njëjtën gjë të bëjnë edhe drejtues dhe punonjës të institucioneve të tjera, në drejtoritë me varësi vertikale, duke kërkuar nxirjen e kryerjes së pagesës për taksën vendore. Të gjithë ne jemi qytetarë të këtij qyteti dhe jemi të interesuar për të pasur shërbime komunitare komplekse dhe cilësore” tha menjëherë pas pagesës së taksës, kryetari i Bashkisë së Sarandës Stefan Çipa.

Në fakt, niveli i mbledhjes së taksave vendore në një bashki turistike siç është ajo e Sarandës, ka qenë problematike gjatë gjithë muajve të vitit. Madje, shumë prej punonjësve të administratës, sipas informacionit të marrë nga zyra e tatim taksave, rezulton të mos ta kenë paguar atë.

Thirrjes së sotme të kryebashkiakut, i janë bashkuar menjëherë gazetarët lokalë të qytetit të Sarandës, duke qenë ata ndër të parët që kanë bërë edhe pagesën e taksës vendore. Dhe sipas asaj që thuhet edhe në njoftimin për shtyp të bashkisë, taksa vendore vjetore, është sa tre kafe që mund të pihen lehtësisht çdo ditë nga qytetarët. Madje, si për të treguar që taksa është më e ulët se çdo bashki tjetër, është marrë si shembull edhe Bashkia Himarë, që taksën vendore e ka më të lartë sesa Bashkia Sarandë.

Zyrtarët e bashkisë Sarandë kanë pritshmëri se pas gjestit publik të kryebashkiakut, do të ketë ndërgjegjësim të banorëve të qytetit edhe për shkuar pranë zyrës së taksave për ta paguar atë. Megjithatë, kjo do të shihet në fund të muajit korrik, kur të bëhet edhe bilanci i mbledhjes së të ardhurave nga kjo bashki, e cila në gjashtë mujorin e parë të vitit, ka vuajtur edhe nga mungesa dhe bllokimi i investimeve të qeverisjes qendrore.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet