Sarandë, mbolli kanabis një
vit më parë, arrestohet 37-vjeçari 

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim që prej vitit të shkuar për kultivim të mbi 2.000 bimëve kanabis, u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga është vënë 37-vjeçari Luftar Beci, lindur në fshatin Shëngjergj të Mirditës dhe banues në fshatin Shëndëlli, në Sarandë, ku edhe u ndalua.

Më 8 shtator 2015, është gjetur në një fshat në Mirditë 1 parcelë me 2.276 rrënjë kanabis që sipas policisë, ishin mbjellë nga Beci. Parcela ndodhej në vendin e quajtur "Beqiraj", në fshatin Kuzhnen-Mirditë, saktësojnë të njëjtat burime.

Ndërkohë, më 10 dhjetorit të vitit të shkuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar ndaj 37-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg”.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut