Arrestimi i Qirjaqit u krye pasi nga hetimet e strukturave kundër krimit financiar ka rezultuar se mjeku ka marrë shumën prej 25 mijë lekë të reja shtetasit B. D., në këmbim të dhënies së raportit mjekësor të invaliditetit KEMP për babain e tij.
Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi gjatë kontrollit personal ju gjet dhe sekuestrua shuma prej 25 mijë lekësh. Gjithashtu nga provat e grumbulluara nga strukturat e policisë ka rezultuar se ky shtetas këtë praktikë kriminale e ka ndjekur edhe në disa raste të tjera të mëparshme. ah/shqiptarja.com/
