AKU-ja e Sarandës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme, pas sinjalizimeve të marra, një aksion blic në rrugën Qafë Muzinë-Delvinë.

Gjatë aksionit është ndaluar një automjet, në të cilin transportohej mish jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Mësohet se mishi vinte nga Greqia dhe kishte destinacion tregun e qyteteve të Delvinës dhe Sarandës.

AKU Sarandë ka sekuestruar gjatë këtij aksioni 250 kg mish.

Disa muaj më parë AKU-ja e Sarandës bllokoi tregun e prodhimeve të detit, i cili funksiononte në një rrugë pranë portit jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.

sarande

sarande

(Mishi i sekuestruar nga AKU-ja jashtë çdo kushti higjeno-sanitar)

s.k/Shqiptarja.com