SARANDE- Restaurohet nga specialistë të drejtorisë së monumenteve të kulturës porta antike e njohur si "Shkëmbi" në shëtitoren e qytetit të Sarandës.
Restaurimi ka përkuar me një ndërhyrje në anën verilindore të portës, duke garantuar shmangien e rrezikut nga erozioni.
Drejtori i monumenteve, Vladimir Demaj, pohon se ky objekt dallohet në çdo foto vizitori, si një dëshmi e ekzistencës së qytetit antik të thirrur Onhezmi.
Restaurimi i portës antike u krye me materiale dhe mjete të ofruara nga sipërmarrës të qytetit si mbështetje e nismave lokale për kulturën dhe trashëgiminë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com