Sarandë, tentoi të trafikonte drejt
Greqisë 7 kg drogë, kapet 46-vjeçari

Sarandë, tentoi të trafikonte drejt<br />Greqisë 7 kg drogë, kapet 46-vjeçari
Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar në automjetin e 46-vjeçarit Eduart Muka rreth 7 kilogram lëndë narkotike të cilat ishin të paketuara në 17 pako, sasi të cilën ai tentoi ta trafikonte drejt Greqisë.

Siç njofton policia e qytetit bregdetar, Eduart Muka, 46-vjeç, në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Seat", Policia ka gjetur të fshehur në këtë mjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 6 kg e 650 gr, e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako, mbështjellë me plastikë dhe natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Eduart Mukës, për veprën penale "Trafikim narkotikësh".


droge

droge

droge
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar