Sarandë, zbulohet një bazë
falsifikimi monedhash

Sarandë, zbulohet një bazë<br />falsifikimi monedhash
Policia e Sarandës ka arritur të shkatërrojë një bazë për falsifikimin e monedhave, po në këtë qytet.

Policia arriti të arrestojë Klauid Kadëna, 22-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë, ndërsa i dyshuari Saimir Selmani, 28-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, u shpall në kërkim.

Nga kontrollet në banesat e dy të dyshuarve është zbuluar një bazë e vërtetë e falsifikimit të monedhave. Janë gjetur 54 kartmonedha të tilla, të falsifikuara, të prerjes 2000 lekë të reja, me vlerë totale 104.000 lekë të reja, si dhe një printer e skaner, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se se këta shtetas kanë hedhur në treg të paktën 500.000 lekë të reja false, kartmonedha të prerjeve 1000 e 2000 lekë të reja. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë