Rreth 50 persona që tentojnë të ndërpresin përdorimin e lëndës narkotike heroinë në Sarandë prej disa ditësh nuk kanë mundur të marrin medikamentin medaton, i cili mundëson qetësimin e trupit të tyre.
Këta persona prej kohësh përdorin këtë medikament për të hequr dorë nga përdorimi i heroinës.
Pavarësisht se janë paraqitur përpara qendrës ku bëhet shpërndarja e medadonit, atyre u është komunikuar se medikamenti mungon.
Ata thonë se nëse nuk e marrim këtë ilaç kalojnë në gjendje të pavetëdijshme.
"Ne jemi 50 veta këtu që trajtohemi me metadon, vijmë në mëngjes na thonë që nuk ka, sikur ajo është bukë e djathë e jo një ilaç.
Po nuk e morëm ne kalojmë në një gjendje të pavetëdijshme bëhemi të papërgjegjshëm. Jemi bërë ujë në djers, jemi me halle kemi dhe fëmijë", tha një nga banorët që merr metadon.
Kurse një qytetar tjetër tha se me këtë ilaç ai heq dhimbjet e trupit, pasi ka kohë që nuk e konsumon më.
"Kemi një vit që e marrim, erdhëm në mëngjes dhe na thotë ky që nuk ka metadon", ka thënë një qytetar tjetër.
Infermieri që shpërndan medikamentin shprehet se në qendërën “Aksion Plus” metadoni ka përfunduar dhe sipas tij nuk dihet se kur të vijë furnizimi i ri.
"Kjo është një shoqatë në bashkëpunim me ministrinë. Na kanë thënë që ka ardhur medikamenti por do disa proceura që të shpërndahet", u shpreh infermieri.
Në qytetin e Sarandës janë rreth 200 persona të varur nga heroina, një pjesë e të cilëve po luftojnë për t'i shpëtuar varësisë së saj pasi kanë krijuar edhe familje dhe për hir të tyre nuk e konsumojnë më.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
Vlorë/ Thyerje e masës së sigurisë, aksidente dhe dëmtim lokali, një në pranga dhe 3 nën hetim! Mes të dyshuarve edhe një grua nga Durrësi
6 Janar, 15:42
-
Kapet hajduti serial/ Vodhi çantën me 6000 euro në dhomën e hotelit në Ksamil! E zbuluan kamerat e sigurisë (EMRI + VIDEO)
6 Janar, 11:47
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44