Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme u 'zhyt' në errësirë.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, vihet re se në gjithë shëtitoren kryesore të qytetit, si dhe në bizneset rrotull, mungonte energjia elektrike.
Burime nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë ngarkesa e madhe në rrjet, ç'ka ka çuar në rënien e një prej tre fidrave të linjës.
Pas rreth një orë e 15 minuta në errësirë, nisi rikthimi gradual i energjisë elektrike në qytet. Mungesa e energjisë elektrike vjen në një kohë që Saranda është e mbipopulluar nga turistët, ç'ka mund të shkaktojë edhe pakënaqësi te vizitorët.
Lajm në përditësim...
-
Edhe ju gazetarët mos e boni tragjike se në gjith boten ndodhin këto gjëra se ne nuk jemi të veçantë.
Përgjigju-
O Looooniiiiii! Ne cilin vend te botes ke vajtur keto kohet e fundit?
-
-
e keni njoftuar "mbretin"? apo eshte akoma i dehur nga suksesi i sigurise tone dixhitale qe doli "kampion"?
Përgjigju-
O emigrant eshte lajmeruar mbreti mos u shqeteso , por ti si fyell qe je ne eresie do te mbetesh .
-










Komente
Komento