Sarandë - Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi prej disa ditësh familja ka humbur kontaktet.
Denoncimi për zhdukjen e 35-vjeçarit është bërë nga babai i tij, i cili thotë se u largua nga banesa dhe nuk u kthye më.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë për vlerësim dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi A. H., se djali i tij është larguar nga banesa prej disa ditësh dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e shtetasit E. H”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente








