Sarande - Një 38 vjeçar është goditur me thikë pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr 1 të Sarandës. Ka qenë ora 19:10 kur gjatë konfliktit Denito Ruci ka plagosur me thikë Mariglen Duron informoi sot policia e qytetit.
38 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento