SARANDË- Një 40 vjeçar ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit dhe drejtuesin e këtij automjeti ditën e djeshme.

Ai është arrestuar sot nga policia e Sarandës.

Në pranga ka rënë dhe një person tjetër banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në dhomën e një hoteli, në lagjen nr. 1, Sarandë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.