Transportonin rreth 75 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, arrestohen dy poseduesit e sajë në aksin "Çorraj – Borsh” të Sarandës. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari Taulant Lamaj nga fshati Selenicë i Vlorës dhe kushëriri i tij Olgert Lamaj 33 vjeç banues në Peshkëpi të Vlorës.

Droga e sekuestruar nga policia
Nëpërmjet rrugëve operative strukturat e policisë zbuluan se këta dy shtetas trasportonin një sasi lëndësh narkotike dhe gjatë një kontrolli në automjetin e tyre tip NISAN" me targa AA948JN, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 76 kg "Cannabis", e cila ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako e mbështjell me letër natriban të tejdukshme.
Ndërsa 50 metra më tej është ndaluar mjeti tip BMË X5 që drejtohej nga Taulant Lamaj. Nga hetimet e para të policisë mësohet se droga merrej në fshatin Kuç të Vlorës dhe kishte si destinacion shtetin fqinj Greqinë.

Mjetet e sekuestruara Nisan dhe BMW
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 76 kg lëndë narkotike "Cannabis sattiva",
- 2 automjete ("NISAN" dhe "BMË-X5),
- 1 armë zjarri të llojit "Automatik" model 56.
Automatiku model 56 i sekuestruar nga policia
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO