Sarandë/ Merr marshin e gabuar, kamioni merr gjithçka përpara dhe përfundon në tarracën e shtëpisë (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Sarandë, ku një automjet është lëvizur gabimisht nga vendi dhe ka sjellë për pasojë lëndimin e personit të ndodhur brenda.

Report Tv raporton se në automjet nuk ka qenë drejtuesi, por një punonjëse e pastrimit e cila ka lëvizur gabimisht levën e marshit. Kjo gjë ka sjellë për pasojë lëvizjen e automjetit dhe përplasjen e saj me një tabelë reklamash, me një tabelë sinjalistike, me pemë dhe me kangjellat mbrojtëse në anë të trotuarit.

Automjeti është ndaluar mbi një tarracë në ndërtim dhe nëse nuk do të ndalej, do të përfundonte tek porta e një supermarketi.

Punonjësja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, mësohet se është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen