Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bashkinë Finiq, në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e quajtur “SMT”. Banesa që u përfshi nga flakët është e Argjend Xhaferit.
Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë shkrirja e tubave që lidhnin bombolën e gazit, që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.
Mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej vajza 13-vjeçare dhe një kushëri i saj 12 vjeç, të cilët kanë dalë menjëherë nga shtëpia të ndihmuar edhe nga fqinjët. Zjarri ka dëmtuar pjesën e ballkonit, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë me shpejtësi duke shuar flakët.