SARANDË- Një 20-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës mesditën e kësaj të premte pasi është helmuar me lëndë e dyshuar rrogor (ilaç që lyen bagëtitë).
Report Tv mëson se 20-vjeçari i identifikuar si Vasil Meni është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në gjendje të rëndë.
Nuk ka shumë informacione lidhur me këtë ngjarje, teksa mësohet se familjarë të Manit, i cili punon si bari në Qeparo, nuk kanë dhënë asnjë sqarim.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.