Saranda çel sot zyrtarisht sezonin turistik verë- 2018. Qindra turistë sot kanë zbarkuar në portin e Sarandës për të vizituar resurset turistike të perlës së bregdetit shqiptar.
Në kuadër të çeljes së sezonit, Bashkia e Sarandës ka organizuar festime të ndryshme me këngë dhe valle popullore. Ndërkohë, një kroçere me 3 mijë turistë të huaj është ankoruar në afërsi të portit, dhe turistët që ndodhen në të po shijojnë festimet e çeljes së sezonit.
Por përtej pasqyrës së bukur që i ka ofruar natyra Sarandës, mirëmbajtja e këtij qyteti nga pushteti lokal vijon të jetë problematike, pasi koshat me mbeturina qëndrojnë të pa zbrazur për ditë të tëra.

Komente

Saranda bën mirë që hedh valle por aman fshatarët sarandiotë e shkatërruan vendin. Për 28 vjet plerat banorë hodhën beton shëmtirën mbi trotuarë, mbi rrugë, mbi lulishte, në rërë, madje dhe në mes të detit. Gardhe hekurash të qelbur e porta hekurash kanë mbyllur bregdetin që është pronë e të gjithve dhe jo vetëm pronë e mutërisë. Ishalla mer situatën ushtria dhe me juntë të pastrojë bregdetin nga Konispoli në Vermosh që të shpëtojmë njeher e mirë nga halet
Përgjigju